Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi konfirmon largimin e Marcelos

Real Madridi ka njoftuar se Marcelo do të largohet nga skuadra.

Mbrojtësit të krahut të majtë të hënën do t’i organizohet një ceremoni lamtumire, ku do të mbahet edhe një konferencë për media.

“Real Madridi njofton se të hënën në orën 13:00 do të zhvillohet një ceremoni lamtumire për kapitenin tonë, Marcelo, me praninë e presidentit Florentino Perez”, thuhet në njoftimin e klubit.

Braziliani do të largohet nga madrilenët pas 15 vjetësh. Ai gjatë kësaj periudhe ka fituar 25 trofe duke u bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar te “Mbretërit”.

Marceloa ka luajtur 545 ndeshje për Real Madridin, duke realizuar 38 gola dhe 103 asistime.

Artikuj të ngjashëm