Real Madridi është duke përgatitur ceremoni përshëndetëse për Marcelon, që do të largohet në fund të këtij muaji nga klubi madrilen, kur edhe i skadon kontrata.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do t’i organizojnë brazilianit një ceremoni lamtumire në stadiumin “Santiago Bernabeu” për ta falënderuar për kontributin e dhënë.
Braziliani 34-vjeçar, i cili ka luajtur 16 sezone për Real Madridin që nga ardhja e tij në janar 2007, është lojtari me më së shumti trofe në historinë e klubit.
Meqenëse kontrata e tij skadon më 30 qershor, Marcelo është vendosur të largohet si futbollist i lirë në një numër klubesh evropiane, që kanë shprehur interesim për të, duke përfshirë Fenerbahçen dhe Marseille.