Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diakhaby rinovon kontratën me Valencian deri më 2027

Mbrojtësi Mouctar Diakhaby nuk do të largohet nga Valencia në fund të sezonit, pasi ka rinovuar kontratën me ekipin spanjoll që i skadonte këtë verë. Me rinovimin e kontratës, Diakhaby do të jetë pjesë e Valencias deri në verën e vitit 2027, ka njoftuar klubi nga La Liga.

26-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Valencia dhe i pazëvendësueshëm në përbërjen e parë të trajnerit Gennaro Gattuso.

Në 12 paraqitje këtë sezon në La Liga, ai ka kontribuar edhe me dy gola dhe është shprehur i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Valencian. Reprezentuesi i Guinesë iu bashkua Valencias në vitin 2018 nga Lyoni i Francës për 15 milionë euro.

Ai me Valencian e ka fituar një kupë të Spanjës.