Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria tregon pse zgjodhi numrin 22

Angel Di Maria është futbollist i ri i Juventusit. Ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa argjentinasi ka vendosur ta mbajë veshur fanellën me numrin 22.

“Për mua është rreth i ri, por jam shumë i lumtur. Dua të fitoj gjithçka dhe u premtoj tifozëve përkushtim dhe sakrificë”, ka thënë fillimisht Di Maria.

Ai tha se Juventusi është skuadra më e mirë në Itali, teksa tregoi pse zgjodhi pikërisht numrin 22.

“Pse zgjodha numrin 22? Mu kujtua një trofe i Ligës së Kampionëve që e kam fituar me Real Madridin dhe e di se Juventusi dëshiron që ta fitojë këtë trofe. Do të jap më të mirën, kjo dëshirë nuk do të mungojë asnjëherë. Shpresoj që t’i fitojmë gjitha trofetë”, është shprehur Di Maria.

Artikuj të ngjashëm