Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria refuzon Galatasarayn

Angel di Maria ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Turqi, pasi interesim për shërbimet e tij kishte shprehur skuadra e Galatasarayt.

“Tuttosport” raporton të premten se Di Maria ka refuzuar ofertën e Galatasarayt, pasi dëshiron të mbetet te Juventusi të paktën deri në fund të sezonit. Madje argjentinasi ka gjasa që ta vazhdojë kontratën me Juventusin që i skadon në verë.

Te Galatasaray ishin të interesuar ta transferojnë Di Marian gjatë këtyre ditëve kur edhe mbyllet afati kalimtar i dimrit në Turqi, por argjentinasi nuk ishte i interesuar për një lëvizje të tillë.

Ai iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat.