Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria mohon se do të largohet nga PSG-ja

Angel Di Maria ka refuzuar kategorikisht largimin nga PSG-ja.

Duke zgjedhur një postim në rrjetin social “Instagram”, ish-lojtari i Benficas, Real Madridit dhe Manchester Unitedit ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

“Mjaft gënjyet. Unë do të qëndroj te PSG-ja”, shkroi Di Maria.

Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët.

Napoli dhe Interi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Artikuj të ngjashëm