Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Angel Di Maria, ka folur për mediumin “ESPN” rreth të ardhmes së tij.
Kontrata e argjentinasit me Juventusin skadon në përfundim të këtij edicioni.
Së fundmi është raportuar se 35-vjeçari mund të kthehet te klubi ku e nisi karrierën si futbollist, te Rosario Central në Argjentinë.
“Kam dëgjuar për këtë dhe nuk më ka pëlqyer shumë. Do të vendos të largohem kur të jetë koha e duhur. Ende nuk kam folur me ndonjë zyrtar të skuadrës për të ardhmen time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Di Maria.