Mbrojtësi i krahut të djathtë, Giovanni Di Lorenzo, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2026, duke iu dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij.
Njoftimi për rinovimin e kontratës së Lorenzos, është bërë të enjten në sajtin e skuadrës së Napolit.
Di Lorenzo ishte pjesë e Italisë që triumfoi në “Euro 2020” kurse edicionin e shkuar regjistroi 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe asistuar tetë herë.