Sulmuesi i krahut, Lorenzo Insigne do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit edhe për sezonin e ri.
Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Insigne është pajtuar ta rinovojë kontratën me Napolin që i skadon vitin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se ai do të mbetet te Napoli deri në vitin 2025 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare para fillimit të sezonit të ri në Serie A, që do të nisë vikendin e ardhshëm.
Insigne ishte pjesë e Italisë që triumfoi në “Euro 2020” kurse është kapiten i Napolit.
Sezonin e fundit, Insigne shënoi 19 gola dhe asistoi 11 herë në 48 ndeshje në të gjitha garat për Napolin.
Artikuj të ngjashëm