Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne synon të mbyllë karrierën te Napoli

Lorenzo Insigne pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me kapitenin Insigne, i cili ka shprehur dëshirë ta mbyllë karrierën me fanellën e Napolit.

Insigne ka kontratë me Napolin deri në vitin 2022, të cilën pritet ta rinovojë edhe për tre vjet të tjera me pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë këtij muaji.

Insigne 29-vjeçar, këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në dhjetë paraqitje për Napolin në të gjitha garat.