Sport

Deulofeu do të kthehet në La Liga

Sulmuesi i krahut, Gerard Deulofeu pritet që sezonin tjetër të luajë në La Liga. Mediumet e huaja kanë njoftuar të shtunën se interesim për spanjollin Deulofeu ka shprehur skuadra e Villarrealit.

Madje, thuhet se Villarreali tashmë ka kontaktuar Udinesen, ekip që është i gatshëm ta lë të lirë Deulofeun në fund të sezonit për një ofertë deri në 15 milionë euro.

Te Villarreali janë të gatshëm të paguajnë një dëmshpërblim të tillë pasi e shohin Deulofeun si përforcim të duhur për repartin e sulmit sezonin tjetër.

Deulofeu në janar të këtij viti iu bashkua Udineses dhe ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Deulofeu ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 13 paraqitje për Udinesen në të gjitha garat.

Gjatë karrierës, Deulofeu ka luajtur edhe te Watfordi, Barcelona, Evertoni, Milani e Sevilla.