Derbi më i madh në Kosovë ka zënë skuadrat në formë kulmore, meqë pas një kohe të gjatë, si Gjilani ashtu edhe Drita janë në krye të tabelës dhe po luftojnë për titullin e kampionit në futboll.
Ato vlerësohen dy skuadrat më të përforcuara për këtë edicion në Superligë, të cilat do të përballen në xhiron e shtatë, duke lënë nën hije ndeshjet e tjera të këtij vikendi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDueli ndërmjet Gjilanit e Dritës zhvillohet të dielën prej orës 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Ekipi i Gjilanit pas gjashtë javëve ndan vendin e parë me Feronikelin, pasi kanë tubuar nga 12 pikë, derisa Drita ka një pikë më pak dhe është e treta.
Por pikët dhe forma në këtë derbi, asnjëherë nuk ishin përcaktuese.
Derbit e tillë vendosen nga shpirti i skuadrës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)