Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay nuk dëshiron të kthehet në Premier League

Memphis Depay nuk dëshiron të kthehet në Premier League.

Për holandezin e Barcelonës interesim të madh kishte shfaqur Tottenhami, por 28-vjeçari nuk e preferon Anglinë.

Më herët, Depay ka qenë pjesë e Manchester Unitedit (2015-2017).

“Sport” raporton se Barcelona është e gatshme ta shesë sulmuesin 28-vjeçar nëse merr ofertë më të lartë se 20 milionë euro.

Depay nuk e ka vendin e sigurt te Barça pas ardhjes së Robert Lewandowskit dhe Raphinhas.