Mephis Depay nuk është i interesuar që të rikthehet në Premier League.
Për ish-futbollisti i Manchester Unitedit është raportuar se mund të kthehet në futbollin anglez.
Por “El Nacional” shkruan se holandezi është i lumtur te Barcelona.
Sipas mediumit në fjalë Depay dëshiron ta dëshmojë vetën dhe të arrijë suksese me Barçën.
27-vjeçari kaloi te Barcelonë në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Lyonin.
Me klubin nga Katalonja ka kontratë deri në vitin 2023.
Tetë gola dhe dy asistime është bilanci i Depayt këtë sezon në 22 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm