Memphis Depay ka thënë se është i kënaqur që ka mbetur pjesë e Barcelonës. Ai për ESPN ka theksuar se ka pasur disa klube të interesuara.
“Në verë, disa klube erdhën dhe unë shikova disa opsione, por në fund vendosa luftoj për rastin tim te Barcelona. Më pëlqen gara dhe nuk largohem nga ajo. Po kënaqem te Barcelona”, ka thënë Depay.
28-vjeçari ka shënuar një gol në tre paraqitje për Barcelonën këtë sezon. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm