Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay mbetet te Barcelona

Memphis Depay nuk do të largohet nga skuadra e Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. “Mundo Deportivo” ka raportuar të enjten se holandezi ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” deri në fund të sezonit.

Depay ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera, pasi dëshiron ta respektojë kontratën deri në fund me ekipin spanjoll. Në fund të këtij sezoni Depay do të mbetet lojtar i lirë, ndërsa aktualisht nuk bën pjesë në planet e klubit.

Këtë edicion ai ka vetëm tri paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. 28-vjeçari iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyonin. Ai ka luajtur edhe te Manchester Unitedi e PSV Eindhoveni.