Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demhasaj e Tushi largohen nga Winterthuri

Futbollistët Shkëlqim Demhasaj e Tician Tushi do të largohen nga Winterthuri, skuadra që është kthyer pas shumë dekadash në elitën e Zvicrës në futboll.

Sajti zyrtar i ligës zvicerane ka njoftuar të premten se Demhasaj 26-vjeçar dhe Tushi 21-vjeçar janë disa prej lojtarëve që nuk vazhdojnë kontratën me Winterthurin.

Pjesë e kësaj skuadre janë edhe disa lojtarë tjerë shqiptarë.