Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demhasaj akuzon klubin zviceran për joprofesionalizëm

Në vitin 2021 me Grasshopperin, në vitin 2022 me Winterthurin. Shkëlqim Demhasaj (27) është ekspert i promovimit në Superligën e Zvicrës në futboll. Tani Demhasaj e synon këtë sukses për herë të tretë me skuadrën Aarau.

“E lidhi këtë klub me Superligën. Kishte oferta tjera, për shembull nga Munich 1860. Por Aarau ishte klubi më interesant, kështu që shpejtë e pranova ofertën. Natyrisht, Alex Frei ka luajtur rolin e tij në këtë ndryshim. Nën urdhërat e tij kam shkëlqyer te Winterthuri një vit më parë”, ka thënë Demhasaj për “Blick”.

Gazeta e madhe zvicerane i ka kushtuar një tekst të gjatë sulmuesit kosovar. Kryesisht për largimin jo të lavdishëm nga Grasshopperi, klubi i Superligës së Zvicrës. Demhasaj është i revoltuar me mënyrën se si ishin sjellur drejtuesit e Grasshopperit.

Ai në vitin 2020 kishte kaluar nga Luzerni te Grasshopperi, atëbotë në kategorinë e dytë helvetike. Demhasaj ishte më meritori që Grasshopperi u kthye në Superligë, duke shënuar 11 gola.

Çdo gjë ndryshoi për të keq kur Giorgio Contini u bë trajner. Ai nuk llogariste në shërbimet e sulmuesit.

Edhe Demhasaj ndërron skuadër por mbetet në Zvicër Futboll Demhasaj ndërron skuadër por mbetet në Zvicër

“Contini ende më ka borxh një shpjegim. Gjithsesi, kam merituar më shumë të luaj”, thotë futbollisti i lindur në Schaffhausen.

Demhasaj ka dhënë më të mirën në stërvitje, nuk është ankuar kurrë dhe nuk ka shfaqur kurrë disponim të keq. Këtë nuk e ka bërë as kur klubi i tha verën e kaluar se mund të kërkojë skuadër të re. Ishte kur kur u kthye nga huazimi te Winterthuri. Në dimër, drejtuesit e klubit i thanë sërish që të largohet. Por Demhasaj nuk kishte ofertë të duhur dhe vendosi të qëndrojë.

“Dhe një zë i brendshëm më tha që të vazhdojë përpara. Dhe se momenti im do të vijë”, thotë Demhasaj.

Më 25 prill, Young Boysi ishte mysafir i Grasshopperit. Me një fitore, Young Boysi shpallej kampion. Por Grasshopperi befasoi me Demhasajn. Ai nga askundi u shfaq në 11-shen bazë dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitores së madhe, 4:1, me gol e asistim.

Si shpërblim, luajti edhe në gjashtë ndeshjet tjera. Shënoi edhe disa gola. Mori disa sinjale të mira për vazhdim të kontratës, por më pas drejtuesit e klubit nuk iu përgjigjën në mesazhe. Ai thotë se kjo ishte joprofesionale nga klubi.

Edhe Sylaj pëlqehet nga Lugano Futboll Sylaj pëlqehet nga Lugano

Dy herë nuk mori përgjigje nga drejtori sportiv. Demhasajt vetëm dy ditë para se të fillonin përgatitjet iu tha që koha e tij te Grasshopperi ka përfunduar.

“Kjo nuk më befasoj. Me Aaraun, tashmë ishte thuajse çdo gjë e kryer. Por prapë, sjellja ishte joprofesionale. Dhe disi e padrejtë ndaj një lojtari që gjithnjë ka dhënë më të mirën, ndonëse asnjëherë nuk kishte mundësinë e duhur”, ka thënë Demhasaj.