Ousmane Dembele do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Sipas “AS”, sulmuesi i krahut ka vendosur t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në fund të sezonit.
Sulmuesi thuhet se ka refuzuar ofertën e Barçës dhe do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.
Dembele ka arritur marrëveshje personale me parisienët dhe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
24-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm