Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele përfundimisht do të largohet nga Barcelona.
Francezi ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Barçës për ta rinovuar kontratën pasi pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, njofton “El Nacional” të shtunën.
Edhe te Barcelona janë pajtuar me largimin e Dembeles për të cilin thuhet se ka kohë që ka firmosur parakontratë me PSG-në.
Dembele te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë, ndërsa është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe një pagë të majme, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura.
24-vjeçari te ekipi francez do ta mbulojë largimin e Kylian Mbappes, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Dembele këtë sezon në 23 ndeshje për Barcelonën ka dy gola e dhjetë asistime. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro.