Ousmane Dembele e ka refuzuar ofertën prej 200 milionë euro të skuadrës Al-Nassr, pjesë e të cilës është Cristiano Ronaldo. Francezi ende është lojtar i Barcelonës, ndërsa skuadra kampione e La Ligas shpreson ta ketë atë në ekip edhe për kohë të gjatë.
Fituesi i Kupës së Botës, Dembele, u ka bërë me dije zyrtarëve të klubit arab se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.
“Footmercato” ka shkruar se Al-Nassr ka qenë në gjendje ta paguajë Dembelen 40 milionë euro në edicion, me kontratë pesëvjeçare. 26-vjeçari Dembele është përballur me shumë lëndime qëkur iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi. Ka zhvilluar vetëm 185 ndeshje përgjatë gjashtë edicioneve. Ka realizuar 40 gola dhe 43 asistime.