Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele arrin marrëveshje personale me PSG-në

Dembele do t’i bashkohet PSG-së

Ousmane Dembele do të largohet në fund të këtij edicioni nga Barcelona.

Francezi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të jetë futbollist i lirë.

Sipas “Sport”, sulmuesi i krahut ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin.

Kampioni francez ka arritur ta bindë Dembelen të transferohet në Ligue 1.

Dembele do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me PSG-në dhe do të përfitojë 270 mijë euro në javë.