Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele arrin marrëveshje me Barcelonën

Ousmane Dembele ka vendosur të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

“L’Eqiupe” ka bërë të ditur se francezi është pajtuar me kushtet e ofruar nga klubi spanjoll.

Dembele do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 10 milionë euro në vit.

Francezit i ka skaduar kontrata me Barçën, por drejtuesit e klubit e kanë bindur të vazhdojë bashkëpunimin.