Familja Bekali e ka lidhur emrin e saj gjithnjë me historinë e futbollit rumun. Negociatorë, menaxherë apo pronarë klubesh futbolli. Një perandori e nisur nga Bukureshti më pas u zgjerua në gjithë Europën. Por dalja e fundit e “Xhixhi” Bekalit, pronarit të Steauas së Bukureshtit, skuadrës më të famshme të vendit dhe kampione Europe më 1986, është e destinuar të lërë shenjë në kuptimin negativ të fjalës.
I intervistuar nga “Pro TV”, Bekali pozicionohet kundër futbollit të femrave, duke arritur deri në kërcënim për t’u larguar nga futbolli dhe bërë një deklaratë të fortë seksiste. “Nëse UEFA do na detyrojë të gjitha klubeve që të kemi një skuadër femrash, unë do ta lë botën e futbollit. Femrat mund të luajnë basketboll apo volejboll, por nuk janë bërë për futboll.
Nuk kanë fizikun e përshtatshëm dhe është diçka kundër natyrës. Si të gjithë njerëzit e kësaj bote, kam bërë mëkate në të shkuarën. Por, nuk do të përmbush kurrë vullnetin e Djallit kundër formave që Zoti u ka dhënë grave për të tërhequr vëmendjen”.
-
Pronari kontrovers i Steauas është kundër femrave në futboll
-
Pronari i kampionit rumun me deklarata tjera interesante: Djajtë kanë bërë punën e tyre
-
Cila është lidhja me Shqipërinë e pronarit kundërthënës të kampionit rumun?
-
Steaua do t’i suspendojë lojtarët e vaksinuar
-
Presidentit të Steauas gjyshi dhe babai i kanë lindur në një fshat të Korçës