Mbrojtësi i krahut të majtë, Mattia De Sciglio, nuk do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se De Sciglio ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta rinovuar kontratën që i skadon në fund të muajit.
Me rinovimin e kontratës, që pritet të zyrtarizohet brenda javës, De Sciglio do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2025.
29-vjeçari në sezonin e fundit pati një gol e tri asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2017, kur iu bashkua nga Milani.
Artikuj të ngjashëm