Sulmuesi i krahut, Mattia Zaccagni, nuk do të largohet nga Lazio në verë, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me ekipin italian. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Zaccagni është pajtuar me kushtet e ofruara nga Lazio dhe ka pranuar rinovimin e kontratës aktuale për dy vjet.
Me rinovimin e kontratës, 27-vjeçari do të jetë pjesë e Lazios deri në vitin 2027. Po ashtu, me këtë veprim, Lazio ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera për reprezentuesin e Italisë, i cili kërkohej me ngulm nga Paris Saint-Germaini.
Në 37 paraqitje këtë sezon, Zaccagni ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asistime në të gjitha garat për Lazion.