Juventusi shumë shpejt do ta finalizojë vazhdimin e kontratës për mbrojtësin Mattia de Sciglio, ka shkruar të premten “Calciomercato”.
Kontrata e vjetër e 29-vjeçarit skadon në verë, por ai është i gatshëm që të mbetet në skuadër deri në vitin 2025.
De Sciglio ka pranuar edhe ulje të pagës nga 2.7 milionë euro sa i merr tani për të mbetur në Juventus.
Ai ka luajtur në 28 ndeshje në edicionin aktual.
Artikuj të ngjashëm