Mbrojtësi i krahut të majtë, Mattia De Scigilio, e ka rinovuar kontratën me Juventusin, ka njoftuar ekipi nga Serie A të enjten.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij muaji, De Sciglio do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2025.
“Rrëfimi vazhdon: Mattia De Sciglio dhe Juventusi do të jenë së bashku edhe për tri vite tjera, deri më 30 qershor të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
29-vjeçari në sezonin e fundit, shënoi një gol dhe bëri tri asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Milani kurse gjatë sezonit 2020/21 ishte i huazuar te Lyoni.