Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong pranë kalimit tek Unitedi

Frenkie de Jong është pranë kalimit te Manchester Unitedi, raportuan “Sky Sports” dhe “Daily Mail” të martën.

Raportohet se Unitedi dhe Barcelona janë pranë një marrëveshjeje për mesfushorin holandez. Futbollisti 25-vjeçar është ëndërr e trajnerit të ri të “Djajve të kuq”, Erik ten Hag.

Ai pritet të transferohet për 65 milionë euro. Me bonuse vlera e tij do të rritet në 80 milionë euro.

De Jong me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.