Kevin De Bruyne është rikthyer nga lëndimi duke e udhëhequr Belgjikën në fitoren ndaj Danimarkës.
Futbollisti i Manchester Cityt, ende nuk është shëruar krejtësisht nga dëmtimi që pësoi në finalen e Championsit, në duelin me Rudiger që i shkaktoi dy fraktura në fytyrë duke e detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
“Ende nuk jam krejtësisht në rregull, pasi vij pas disa javësh nga lëndimi i pësuar. Në anën e majtë të fytyrës nuk ndiej asgjë. Është sikur të kisha bërë anestezi të plotë. Aty nervi im është dëmtuar rëndë, më kanë thënë se do të duhen edhe 6 muaj që të rikthehem normalitetit. Nuk jam ende 100 për qind, por besoj se do ta jap maksimumin”, ka thënë De Bruyne.