Kevin de Bruyne ka zhvilluar ndeshjen e parë që prej muajit gusht dhe ka kontribuuar me asistim në fitoren e thellë të Manchster Cityt.
City të dielën e nisi mbrojtjen e trofeut të Kupës FA me fitore bindëse 5:0 ndaj Huddersfieldit në “Etihad Stadium”. Phil Foden në minutën e 33-të dhe Julian Alvarez në minutën e 37-të shënuan për 2:0 në pjesën e parë. De Bruyne u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të, por para se të asistonte, u shënuan edhe dy gola tjerë.
Ben Jackson realizoi autogol në minutën e 58-të, ndërsa Foden shënoi sërish në minutën e 65-të.
Në minutën e 74-t, De Bruyne asistoi për sulmuesin Jeremy Doku, i cili edhe e vulosi rezultatin final të takimit.