Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City fiton dhe i afrohet kreut të tabelës

Manchester City

Foto: Associated Press

Manchester City e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të të Premier Leagues dhe i është afruar Arsenalit lider në vetëm një pikë. 

City të enjten mbrëma fitoi thellë në udhëtim te Brightoni me rezultatin 4:0. 

Kevin De Bruyne e hapi serinë e golave në minutën e 17-të. 

Ai realizoi golin e tij të parë në Premier League me kokë, pas harkimit të Kyle Walkerit. 

Më pas, në skenë doli i talentuari Phil Foden që shënoi dy gola. 

Në minutën e 26-të falë edhe një devijimi realizoi për 2:0, ndërsa në minutën e 34-t, plasoi bukur topin nga zona pas gabimit që bënë lojtarët vendës në mbrojtje. 

Në minutën e 62-të, golin për 4:0 e shënoi sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez. 

Edhe City fiton ndeshjen me tetë gola, shkëputet në krye Futboll City fiton ndeshjen me tetë gola, shkëputet në krye

City ka 76 pikë dhe zë vendin e dytë, një më pak se Arsenali që kryeson tabelën, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. 

City ndeshjen e mbetur të xhiros së 34-t e ka kundër Tottenhamit në udhëtim. 

Tottenham – Manchester City zhvillohet më 14 maj.