Me dy gola shumë të bukur të shënuar nga Phil Foden dhe Savinho, Manchester City ka avancuar në raundin e katërt të Kupës EFL.
City të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim te Huddersfield, skuadra e kategorisë së tretë e futbollit anglez.
Foden në minutën e 18-të shënoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca, ndërsa asistoi në golin e Savinhos në minutën e 74-t.
Avancimin në 1/8 e finales të mërkurën mbrëma e siguruan edhe Newcastle e Tottenham. Newcastle mposhti Bradford Cityn 4:1, kurse Tottenhami fitoi ndaj Doncasterit, 3:0.