Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davies me kontratë të re te Bayerni

Foto: Reuters

Alphonso Davies do të mbetet edhe për një periudhë të gjatë pjesë e Bayern Munichut. “Kicker” ka njoftuar të martën se kanadezi tashmë ka arritur marrëveshje me Bayernin për të firmosur kontratë të re pesëvjeçare, e cila do të bëhet zyrtare këtë muaj.

Me kontratën e re 22-vjeçari do të jetë pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2028. Te Bayerni janë të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit të krahut të majtë dhe për këtë arsye kanë vendosur ta blindojnë edhe për disa vjet të tjerë.

Kontrata aktuale i skadon Daviesit në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 8 asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e ekipit bavarez prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Vancouveri.