David Luiz është pranë që të firmosë kontratë të re njëvjeçare me Arsenalin.
Sipas Sky Sports, trajneri Mikel Arteta ka urdhëruar klubin që të vazhdojë edhe për një vit kontratën me mbrojtësin brazilian. Ai ka kontratë vetëm deri në fund të këtij muaji.
Arsenali po ashtu shpreson ende se do të firmosë kontratë afatgjatë me Pablo Marin. Klubi londinez ka opsionin për të blerë mbrojtësin për rreth 13,5 milionë funte.
Mari është i huazuar nga Flamengo.