Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali do të vazhdojë kontratën e David Luizit

Arsenali është i gatshëm të shfrytëzojë opsionin për të vazhduar edhe për një vit kontratën e David Luizit, njofton “The Sun” të enjten, transmeton Koha.net.

Arsenali ka opsionin për të vazhduar kontratën e mbrojtësit brazilian deri në verën e vitit 2021.

Luiz është bërë pjesë kyç e Arsenalit dhe trajneri Mikel Arteta llogarit në të. Luiz 32-vjeçar iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në verën e vitit 2019 për 8.7 milionë euro. Këtë stinor ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola dhe asistuar një tjetër.

Artikuj të ngjashëm