Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

David Luiz do të largohet nga Arsenali

David Luiz do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, mbrojtësi brazilian u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se do të largohet.

34-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe nuk do të pranoj vazhdimin e kontratës.

Luiz është pjesë e Arsenalit që nga viti 2019 kur u transferua nga Chelsea.

Këtë edicion Luiz ka zhvilluar 30 ndeshje duke shënuar edhe dy gola.