Mesfushori brazilian, Douglas Luiz, ka paralajmëruar largimin nga Aston Villa në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me klubin anglez. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Daily Mail”. Luiz ka refuzuar rinovimin e kontratës që i ka ofruar klubi, pasi dëshira e tij është që karrierën ta vazhdojë në një skuadër më të madhe.
24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç te Aston Villa dhe sipas të gjitha gjasave do të nxirret në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai këtë edicion ka dy gola në shtatë paraqitje për Aston Villan, ekip të cilit iu bashkua në vitin 22019 nga Manchester City.
Luizi u pati kërkuar nga shumë skuadra para fillimit të këtij edicioni, por Aston Villa pati refuzuar të gjitha ofertat me shpreson së braziliani do ta rinovojë kontratën aktuale.