Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luiz nuk largohet nga Aston Villa

Douglas Luiz - Aston Villa

Mesfushori i Brazilit, Douglas Luiz nuk do të largohet nga skuadra e Aston Villas gjatë kësaj vere. Mësohet se Luiz është në negociata me krerët e Aston Villas për ta firmosur kontratën e re, ka raportuar “The Telegraph” të shtunën.

24-vjeçari ka kontratë me Villan deri në vitin e ardhshëm, ndërsa klubi anglez po synon ta mbajë të paktën deri në vitin 2026. Marrëveshja mes palëve mund të arrihet javën tjetër, pasi Aston Villa ka rritur edhe pagën e Luizit në ofertën për kontratën e re.

Mesfushori 24-vjeçar iu bashkua Aston Villas në vitin 2019 nga Manchester City dhe pati paraqitje të mira sezonin e fundit, duke e ndihmuar klubin ta sigurojë mbetjen në Premier League.

Artikuj të ngjashëm