Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luiz do t’i bashkohet Arsenalit në janar

Douglas Luiz - Aston Villa

Mesfushori defensiv i Aston Villas, Douglas Luiz, ka informuar shoqërinë se ai dëshiron t’i bashkohet Arsenalit në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar të shtunën “Football Insider”.

“Revolveristët” kishin këmbëngulur që ta transferonin brazilianin në afatin kalimtar veror. Madje kishin ofruar 25 milionë funte për mesfushorin, por Aston Villa nuk ka dashur ta lërë të lirë futbollistin për më pak se 30 milionë funte.

Arsenali do të bëjë edhe një tjetër tentativë për mesfushorin brazilian, që në këtë sezon ka realizuar dy gola në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.