Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luizi do ta rinovojë me Arsenalin

Qendërmbrojtësi David Luiz është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Arsenalit, ka njoftuar të hënën “The Independent”. Mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron që braziliani të mbetet pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm për shkak të përvojës që ka.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Arsenalit të bëjnë gati kontratën njëvjeçare për 33-vjeçarin. Luiz ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni kurse me rinovimin e kontratës, do të mbetet pjesë e ekipit nga Londra deri vitin tjetër. Megjithatë, thuhet se te Arsenali janë të gatshëm t’ia ofrojë Luizit mundësinë e rinovimit të kontratës për dy vitet e ardhshme. Luiz këtë edicion ka 20 paraqitje dhe një gol të shënuar për Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2019.