Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

David Luiz e dëshiron kalimin tek Arsenali

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka ushtruar ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës sot, për shkak se dëshiron largimin.

Sipas burimeve të “SkySports”, braziliani e dëshiron kalimin te rivali, Arsenal.

Megjithatë, mësohet se Arsenali akoma s’ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin.

Chelsea nuk e mendon largimin e tij sepse nuk mund të gjejë zëvendësimin, pasi nuk ka të drejtë të bëjë transferime këtë verë.