David Luiz karrierën do ta vazhdojë në vendlindjen e tij Brazil.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit thuhet se ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane Flamengo.
Luiz do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me Flamengon më mundësi vazhdimi.
Luiz te Flamengo do të transferohet si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Arsenalin.
Gjatë karrierës së tij, 34-vjeçari ka luajtur edhe për Chelsean, PSG-në dhe Benfican.