Kosova do të luajë ditën e hënë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Euro2020 ndaj Malit të Zi.
Takimi është i një rëndësie të veçantë për Kosovën, pasi që me fitore do të mbante gjallë shpresat për kualifikime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Dardanët sot kanë ardhur me një njoftim të rëndësishëm për anëtarët e tyre. Mes tjerash ata kanë shkruar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin.
“Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020. Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund”, thuhet në kumtesën e “Dardanëve”.
“Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandesin, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme”, thuhet më tej në kumtesë.