Kreu i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka kërkuar nga tifozët që do të ndjekin ndeshjen Kosova – Mali i Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” të mos provokojnë ekipin dhe tifozët mysafirë, por vetëm të përkrahin Kosovën.
Ndeshja e vlefshme për Grupin A kualifikues për “Euro 2020” nis në orën 20:45. Tashmë shumë tifozë janë afër stadiumit në pritje për të hyrë brenda.
“Ne si tifozë ‘Dardanë’ jemi gati qysh para disa ditësh, sepse i përfundojmë shumë më herët përgatitjet. Tash fillojmë të hyjmë në tribuna. Ne jemi gati. Duhet të jemi të qetë, sipas informacioneve, kanë me qenë 150 tifozë nga Mali i Zi. Ne nuk duhet t’i bëjmë dëm shtetit, por ta përkrahim shtetin e lojtarët tanë në çdo aspekt”, ka thënë ai në një deklaratë për KTV-në.
Berisha është shprehur i bindur për fitore të Kosovës. Ka thënë se “tri pikët mbesin në Prishtinë, si zakonisht”.
-
“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes
-
“Dardanët” për ndeshjen me Izraelin: Vetëm sport, s’ka qëllime tjera
-
“Dardanët” premtojnë përkrahje për Kosovën, e respekt për Malin e Zi
-
Federata thirrje tifozëve: Të gjithë në këmbë, të jemi lojtari i 12-të
-
“Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta