Përfaqësuesja e Danimarkës e ka fituar ndeshjen e parë në kuadër të ciklit eliminator për Botërorin “Katari 2022”.
Në duelin e Grupit F, Danimarka ka triumfuar në udhëtim kundër Përfaqësueses së Izraelit me rezultatin 2:0.
Martian Braithwaite (13’) dhe Jonas Older Wind (67’) kanë shënuar golat në këtë triumf. Pjesë e këtij grupit kualifikues, janë edhe Austria, Skocia, Moldavia e Ishujt Faroe.