Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka kualifikohet në Botëror

Danimarka është kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.

Danimarka ka triumfuar sonte 1:0 në shtëpi ndaj Austrisë, duke e mbajtur rekordin perfekt pas tetë ndeshjeve në Grupin F të eliminatoreve.

Joakim Maehle në minutën e 53-të shënoi golin e fitores për Danimarkën.

Danimarka pas tetë ndeshjeve i ka 24 pikë, ndërsa është shtatë para Skocisë që zë vendin e dytë. Skocia triumfoi sonte 1:0 në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Izraeli zë vendin e tretë në grup me 13 pikë. Izraeli fitoi 2:1 ndaj Moldavisë.

Artikuj të ngjashëm