Përfaqësuesja e Danimarkës në futboll ishte e pandalshme në ndeshjen ndaj Izraelit. Danezët të martën fituan 5:0 në kualifikimet për Botëror.
Yussuf Poulsen shënoi për 1:0 në minutën e 28-të, ndërsa për 2:0 realizoi Simon Kjaer që në minutën e 31-të. Andreas Skov Olsen realizoi për 3:0 në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë danezët shënuan edhe dy gola.
Thomas Delaney shënoi në minutën e 58-të, ndërsa Andreas Cornelius në minutën e 91-të vendosi rezultatin përfundimtar, 5:0. Danimarka udhëheq në grupin F me 18 pikë.
Skocia është e dyta me 11 pikë, ndërsa Izraeli i treti me 10 pikë. Po të martën, Skocia fitoi 1:0 ndaj Austrisë, ndërsa Ishujt Faroe mposhtën Moldavinë me 2:1.