Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku, i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Pavarësisht disfatës në shtëpi nga Prishtina në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në futboll, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që ai drejton.

Dallku, që luajti ndaj ish-skuadrës, u shpreh se loja ishte e barabartë. Dukagjini pësoi 2:1 në shtëpi.

“Ta humbësh një ndeshje të tillë është për të të ardhur keq. Pjesa e parë ishte e barabartë. Ishin dy gola jo me meritë të kundërshtarit, por vendosje jo e mirë e lojtarëve tanë. Kishim marrë gjitha masat rreth këtyre gjërave, por ky është futbolli. Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Kemi bërë lojë burrërore. Loja e parë është gjithmonë e vështirë. Besoj që ne ishim më të mirë se kundërshtari. Kishim raste, por ky është futbolli dhe neve na mbetet të punojmë”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.