Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daku shënon në barazimin e Muras

Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku ka shënuar një gol në barazimin e Muras ndaj St. Patricks 1:1.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës mes këtyre ekipeve. Daku shënoi në minutën e 28-të të ndeshjes.

Për 24-vjeçarin ishte goli i dytë në po aq ndeshje në Ligën e Konferencës këtë sezon. Skuadra që kalon tutje përcaktohet pas një jave.